28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Der Standard: Italia dërgon në Shqipëri emigrantë kriminelë – kritikë për kampet e dëbimit

Gazeta gjermane Der Standard, në një reportazh të gazetarit Dominik Straub, hedh dritë mbi përpjekjet e fundit të qeverisë italiane për të vënë në funksion kampet e dëbimit në Shqipëri, duke dërguar këtë herë jo vetëm emigrantë të kapur në det, por edhe persona me precedentë penalë.

Sipas artikullit, 40 emigrantë, të përfshirë nga vende si Maroku, Tunizia, Nigeria, Pakistani, Bangladeshi, Egjipti e të tjerë, janë transportuar natën në mënyrë të befasishme nga qelitë e kampeve të dëbimit në Itali drejt portit të Brindisit, dhe më pas me anijen “Libra” në Shëngjin. Destinacioni i fundit: kampi i Gjadrit, rreth 20 km nga porti.

Ndër emigrantët e transferuar, disa ishin dënuar më parë për vepra penale, përfshirë vepra seksuale, tentativa vrasjeje dhe vjedhje. Të tjerët nuk kishin rekorde kriminale, por kishin marrë urdhër dëbimi për mungesë lejeqëndrimi.

Kampet në Shqipëri, të ngritura si rezultat i një marrëveshjeje mes qeverisë Meloni dhe asaj të Edi Ramës, janë përpjekje për të ndalur hyrjen e emigrantëve në tokën italiane dhe për të përshpejtuar procedurat e azilit (brenda 30 ditësh). Sidoqoftë, tre përpjekjet e mëparshme për transferim janë bllokuar nga gjykatat italiane.

Në përpjekjen e fundit, sipas Der Standard, qeveria italiane po e ndryshon qëllimin e kampeve: nga qëndra për emigrantë që vijnë direkt nga deti, në struktura për persona tashmë të ndodhur në Itali, madje edhe me histori kriminale. Ky ndryshim u bë i mundur pas një dekreti të ri më 28 mars.

Rreth 1 miliard euro është shifra që deri më tani kjo nismë i ka kushtuar taksapaguesve italianë. Ndërkohë, nuk dihet nëse ky ndryshim përdorimi është diskutuar plotësisht me qeverinë shqiptare dhe nëse do t’i mbijetojë shqyrtimit të radhës nga drejtësia italiane.

Deputetja socialdemokrate italiane Cecilia Strada e kritikoi ashpër veprimin, duke theksuar se emigrantët janë vendosur në pranga dhe u është mohuar kontakti me avokatët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...