23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Dështimi i radhës i qeverisë , 1.5 milionë euro për një sistem special satelitor i cili nuk funksionon

Edhe pse vendi ndodhet nën ujë dhe hidrocentralet po shkarkojnë duke shkaktuar përmbytje, kryeministri Edi Rama është justifikuar duke thënë se importet e energjisë kanë vijuar për shkak se pritshmëritë për reshje kanë qenë të ulëta dhe rrezikohej që të mbeteshim pa energji.

Por kjo nxjerr në pah edhe dështimin e radhës. Vetëm pak muaj më parë Korporata Elektroenergjitike Shqiptare realizoi një procedurë tenderimi me vlerë 1.5 milionë euro për një sistem special satelitor, që do të parashikonte me saktësi motin dhe sasinë e reshjeve në kaskadë.

Por autoritet nuk ishin në gjendje jo vetëm të paraprinin situatën, por shkuan edhe më tej duke shkarkuar 30 për qind të sasisë së prurjeve ujore, duke vënë në rrezik për pasojë jetën e mijëra familjeve në zonën e Shkodrës si pasojë e përmbytjeve.
Aspekti tjetër ka të bëjë me shfrytëzimin e sasisë ujore për rezervë energjetike për t’u shkëputur nga varësia e importit. Vetëm përgjatë këtij viti janë më shumë se 400 milionë dollarë që kanë shkuar për të blerë energji në tregjet ndërkombëtare, ku një megavator në periudhën e verës arriti në vlerën rekord të 1040 eurove.
Qeveria dështoi në zbatimin e projektit për depozitimin e energjisë dhe përdorimin e saj atëherë kur prodhimi në HEC-e është i reduktuar për shkak të mungesës së shirave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Brikena nga BBVIP i futet muzikës, përgatit këngën e parë debutuese

0
Një tjetër ish-banore e Big Brother VIP Albania ka vendosur të provojë veten në industrinë muzikore. Bëhet fjalë për Brikenën, e cila duket se po...

Vritet me armë zjarri 45-vjeçari në Mirditë, gjendet i pajetë brenda automjetit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Mirditë. Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me...

‘P*çkë dhia, ishte stratege ajo’ – Ola ‘shpërthen’ me ironi ndaj Mozës pas postimit...

0
Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP 3”, një postim i fundit i Olës...

“Shakira shkruan sërish histori në Botëror!” – Kënga ‘Dai Dai’ shpallet më e mira...

0
Lidhja mes Shakirës dhe Kupës së Botës së futbollit ka hyrë edhe një herë në histori. Kënga zyrtare e edicionit të këtij viti, “Dai...

“Pse biem gjithmonë në të njëjtën grackë?” Studimi zbulon arsyen pse zgjedhim partnerë të...

0
Shumë njerëz betohen pas një ndarjeje se nuk do të përsërisin më të njëjtat gabime, por përfundojnë sërish në marrëdhënie që ngjajnë çuditërisht me...