29.2 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Google përballet me shkelje masive të të dhënave: 2.5 miliardë përdorues të Gmail këshillohen të ndryshojnë fjalëkalimet

Një shkelje e madhe sigurie ka goditur Google, dhe ishte vetë kompania që njoftoi për incidentin, duke zbuluar se një sulm kibernetik ka çuar në akses dhe zbulim të paautorizuar të të dhënave personale të një numri të panjohur përdoruesish, raportojnë mediat e huaja.

Sipas njoftimit zyrtar, Google paralajmëron edhe për një mashtrim të ri që po qarkullon online, ku hakerët paraqiten si “mbështetje teknike e Google” për të hakuar llogaritë dhe për të marrë informacion personal dhe financiar.

Çfarë po ndodh?
• Mashtruesit dërgojnë email-e të rreme ku pretendojnë se “llogaria juaj nuk është e sigurt”.
• Në email ndodhet një link mashtrues që kërkon rivendosjen e fjalëkalimit.
• Pasi përdoruesit futin kredencialet e tyre, hakerët marrin qasje të plotë në llogaritë Gmail, dokumentet dhe informacionet personale.

Sipas raportit të Malwarebytes Labs, kjo metodë po përhapet me shpejtësi dhe ka synuar miliona përdorues në mbarë botën.

Këshilla e Google për përdoruesit
• Ndryshoni menjëherë fjalëkalimin e Gmail.
• Aktivizoni verifikimin me dy hapa (2FA) për të rritur sigurinë.
• Mos hapni linke të dyshimta dhe mos jepni kurrë të dhënat tuaja personale në email-e që pretendojnë të jenë nga Google.
• Kujdes: Google nuk kërkon kurrë fjalëkalimin tuaj përmes email-it.

Gjiganti i teknologjisë, me seli në Mountain View, Kaliforni, ka bërë thirrje që të gjithë 2.5 miliardë përdoruesit aktivë të Gmail të marrin masa urgjente për të forcuar sigurinë e tyre online.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...