26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Detaje nga ngjarja në Llogara/ Ish-efektivi Artjon Xhelo dyshohet se i dha fund jetës brenda makinës

Të tjera detaje të rënda kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur këtë të hënë në Qafën e Llogarasë, ku u gjet i djegur brenda një automjeti ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Artjon Xhelo.

Sipas burimeve për mediat, Xhelo ka qenë pjesë e Forcave Operacionale “Shqiponjat”, por në vitin 2023 kishte shfaqur probleme të theksuara psikologjike. Për këtë arsye, ai ishte transferuar në Postën e Policisë Poliçan. Gjatë shërbimit atje, ish-efektivit i humbi arma e shërbimit, çka solli një masë disiplinore nga DVP Berat dhe përjashtimin e tij nga radhët e Policisë së Shtetit.

Burimet bëjnë me dije se 35-vjeçari vuante prej kohësh nga depresioni dhe probleme të tjera të shëndetit mendor. Ai u gjet i djegur brenda automjetit të tij tip BMW rreth orës 14:35, ndërsa makina ishte shkrumbuar plotësisht.

Hetimet paraprake dyshojnë se ish-efektivi i ka vënë flakën vetes me benzinë brenda mjetit. Dyshimet forcohen edhe nga dëshmitë e familjarëve, të cilët kanë treguar se Xhelo kishte qenë i shqetësuar për mungesën e punës dhe në bisedën e fundit kishte deklaruar se nuk do të kthehej në shtëpi nëse nuk do të gjente një vend pune atë ditë.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa rasti ka tronditur opinionin publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...