14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Detaje të Reja mbi Atentatin në Don Bosko: Drejtori i Policisë së Tiranës Zbulon Rrethanat

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka dhënë detaje mbi atentatin e ndodhur mesditën e sotme në zonën e Don Boskos, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi, të cilët kanë lidhje shoqërore me njëri-tjetrin.

Sipas Vocajt, atentati dyshohet se është kryer nga tre persona, përfshirë edhe shoferin e makinës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja, ndërsa objektivi i saktë i sulmit ende nuk është përcaktuar. Vocaj theksoi se autorët kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje, e cila më vonë u gjet e djegur në territorin e Komisariatit nr. 5. Brenda makinës u gjet edhe një armë, e cila po analizohet nga ekspertët.

Në lidhje me shenjat e makinës, Vocaj sqaroi se targat nuk ishin të vjedhura, por numri i shasisë nuk përputhej me automjetin origjinal. Hetuesit janë duke mbledhur prova dhe duke kontrolluar kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar autorët. Vocaj shtoi se njëri prej të plagosurve ka precedentë penalë, dhe po hetohet mbi mundësinë e ndonjë konflikti të mëparshëm.

Ndodhen ne spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Po mblidhen provat në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu jemi duke kontrolluar në të gjithë zonën për kamerat e sigurisë në biznes e republikë. Në territorin e komisariatit 5 është gjetur një makinë e djegur dhe dyshohet se u përket autorëve.

Targat nuk janë të vjedhura, por numri i shasisë nuk përputhet me automjetin origjinal. Janë gjetur 7 gëzhoja, të nxjerra nga një armë zjarri. Në makinë është gjetur një armë zjarri e cila po analizohet.

Ishin në të njëjtën tavolinë, kanë lidhje shoqërore me njëri tjetrin. Paraprakisht. Nuk është kamarier. Kanë qenë duke pirë kafe në verandë. Nuk e dimë shënjestrën. Objektivin s’mund ta themi presim hetimet.

Mendohet se kanë qenë 3 persona përfshirë dhe drejtuesin. Tek personat nuk janë gjendur sende të jashtë ligjshme. Njëri prej tyre ka precedent penal. Po hetojmë për backgraundin që të plagosurit kanë dhe konfliktin e mundshëm që kanë. Autorët kanë qëlluar nga makina. Nuk kanë zbritur kemi pamje filmike të mënyrës si ka ndodhur ngjarja. Kanë hapur zjarr nga makina ka probaballitet të kenë qenë të maskuar.’- tha Vocaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...