21.1 C
Tiranë
Monday, July 13, 2026

Detaje te reja nga operacioni ndërkombëtar “Shpirti”/ Mes të arrestuarve 5 punonjës policie dhe 1 prokuror

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me operacionin ndërkombëtar të drogës, të zhvilluar në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë, ku u godit rrjeti i trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

Nga hetuesit shqiptarë dhe ata italiane behet e ditur se është zbuluar një rrjet i drogës në të gjithë hallkat e zinxhirit të tij. Hetimet janë thelluar më tej edhe në pastrimin e parave.

Janë pesë punonjës policie dhe 1 prokuror mes personave të arrestuar nga operacioni ndërkombëtar kundër një grupi kriminal të dyshuar për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Në total janë lëshuar 38 urdhër arreste, 10 prej të cilëve janë arrestuar më parë dhe ata ndodhen në Itali.

Ndërkohë edhe personat e arrestuar në Mal të Zi dhe në Spanjë janë kryesisht shqiptarë.

Të dhëna më të hollësishme mbi operacionin, do të jepen gjatë konferencës me shtypin që do të bëhet sot në Tiranë në orën 10:30, ku do të marrin pjesë dr. Cafiero DE RAHO – Prokuror kombëtar i Anti-mafias e Anti-terrorizmit, Arben Kraja – Drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin e Krimit të Organizuar, dr. Filippo SPIEZIA – Zëvëndës President e pjestar për palën e Italisë në Eurojust, dr. Roberto ROSSI – Kryeprokuror i Republikës në Bari dhe zoti Maurizio VALLONE – Drejtori i Pergjithshem i DIA-s Ardi Veliu Drejtori i Përgjithshëm i Policise Shqiptare.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...