26.9 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Dhjetë viktima nga zjarri në spitalin Covid/ Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe: “Numri i viktimave mund të rritet”

Tetova u përball një natë më parë me vdekjen e 10 pacientëve në spitalin COVID pas shpërthimit të zjarrit rreth orës 21:02.

Mbi 30 zjarrfikës me 7 makina kanë luftuar me flakët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e tyre për gjysmë ore.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar lajmin se dhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit në spitalin Covid në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë ai nuk përjashton mundësinë që numri i viktimave të rritet.

“Në Tetovë ka ndodhur një fatkeqësi që ka marrë shumë jetë. Për momentin janë konfirmuar dhjetë të vdekur nga zjarri, por numri mund të rritet”, ka shkruar mes tjerash Filipçe në Twitter.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar gjithashtu se të lënduarit nga zjarri  janë dërguar në Shkup.

“Zjarri tashmë është lokalizuar dhe të gjitha ekipet nga spitali janë mobilizuar që të ofrojnë ndihmë për të lënduarit. Ata urgjentisht transportohen në Shkup që t’u ofrohet kujdes adekuat, ekipet e Klinikës po mobilizohen. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është në Tetovë. Pas ekspertizës në terren do të njoftojë publikun për gjendjen faktike”, thanë nga ministria.

Deri tani nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa pesë prokurorë janë angazhuar dhe janë në terren ku po kryejnë ekspertizë për të vërtetuar shkaqet.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...