24.8 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Dhunë ndaj medias dhe vrasje, Salianji ironizon Ramën dhe Çuçin: “Ta lënë luftën nga twitteri dhe të vijnë këtu”

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, duke kujtuar një shprehje të famshme.

Teksa merr shkas nga situata vend, për shifrat e larta të kriminalitetit por dhe për ngjarjet e fundit që kanë goditur disa media, sic ishte dhe sulmi ndaj Top Channel apo dhe sulmet politike ndaj News24, Salianji thekson se Rama duhet të ishte në Kuvend.

“Duke qenë se në çdo rrugë, qytet, institucione që nuk mund të preken si media, ka shpërthyer dhuna… kemi ndonjë risk ne që vijmë në punë apo nisemi nga parimi që nuk bie rrufeja në Parlament?

Në kushte të tilla të degradimit të rendit dhe sigurisë publike,  dhe ku qytetarët ndihen të pasigurt duhet që kryeministri dhe ministri i Brendshëm ta lënë luftën nga twitteri dhe të vijnë këtu. Është seanca e parë pas ngjarjeve të pandodhura në vend dhe ata nuk paraqiten, ashtu si dhe drejtori i policisë nuk paraqitet në komision për të dhënë shpjegime”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...