32 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Dhunuan dhe presionuan 38-vjeçarin nga Kamza/ Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë burg për kushërinjtë Paplekaj

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë burg me afat 60 ditor për kushërinjtë Paplekaj.

Katër kushërinjtë Mirash Paplekaj, Gëzim Paplekaj, Donald Paplekaj dhe Jetmir Paplekaj u vunë në pranga pasi dhunuan 38-vjeçarin Ylli Kacoli, i cili shpërndau një rrjetet sociale një video ku një banor deklaronte se një parti politike i kishte dhënë 20 mijë lekë për katër vota.

Gjykata i ka dhënë dy muaj kohë afat prokurorisë që të vërtetojë pretendimet për veprat penale që akuzohen Paplekajt. Megjithatë, avokati i të akuzuarit Gëzim Paplekaj, personi që shfaqet ne video duke thënë se ka shitur votat, thotë se për të pas dy muajsh gjykata do të jetë e detyruar që të urdhërojë lirimin e tyre.

Ngjarja ndodhi në fshatin Torovicë ku katër kushërinjtë dhunuan dhe presionuan 38-vjeçarin nga Kamza, dhe më pas i dëmtuan edhe automjetin në mënyrë që ai të bënte deklarim të rremë në lidhje me videon.

Dy ditë më parë policia e Lezhës shoqëroi 50-vjeçarin që shfaqej në video. Gjatë deklarimeve ai është shprehur se i ka marrë paratë pa deklaruar subjektin politik që e ka paguar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...