26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Digjet shtëpia e pabanuar në fshatin Kosovë e Vogël, dyshohet për zjarrvënie

Një shtëpi e pabanuar në fshatin Kosovë e Vogël, të qarkut Lushnjë, është përfshirë nga flakët dhe është shkatërruar plotësisht.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të Lushnjes dhe efektive të policisë, të cilët kanë arritur të vendosin nën kontroll zjarrin. Policia po kryen veprimet procedurale dhe nuk përjashtohet mundësia e zjarrvënies së qëllimshme.

Banesa, në pronësi të shtetasit Fiqiri Nexha, ishte e zbrazët prej vitesh, pasi pronari nuk jetonte aty. Për kujdesin e saj, Nexha kishte ngarkuar një fqinj që të mbikëqyrte shtëpinë. Pikërisht ky fqinj ka vënë re flakët dhe ka kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për të identifikuar nëse pas tij qëndron një veprim i qëllimshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...