27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Dikur kanë qenë miq shumë të mirë, por çfarë ka ndodhur mes Sarah Berishës dhe Donald Veshajt, veprimi që i habiti të gjithë

Miqësitë e krijuara në “Big Brother Vip” janë komentuar po aq sa romancat e dashurisë, pas përfundimit të formatit. Kjo pasi u duk se brenda shtëpisë po krijoheshin miqësi të forta, të cilat dukej se do të vijonin edhe jashtë. Mes tyre mund të veçohet miqësia e Donald Veshajt me blogeren Sarah Berisha. Dyshja kishin një raport mjaft të afërt miqësor Brenda BBV madje, asokohe Donaldi i pati dalë jo rrallëherë në mbrojtje blogeres, duke kundërshtuar edhe ish-të dashurën e tij Beatrix Ramosaj e cila nuk kishte shumë raporte të mira me Sarah-n.

U duk se dyshja do kishin të njëjtin raport edhe jashtë shtëpisë së famshme. Megjithatë prej kohësh dyshja nuk janë shfaqur bashkë dhe ndjekësit kanë krijuar aludime mbi raportet e tyre.

Këto aludime shtohen edhe më shumë me veprimun e fundit të aktorit, pësr ditëlindjen e blogeres. Sarah festoi dje ditëlindjen ku mori shumë urime publike nga shumë ish-banorë të BBV (përfshirë edhe Einxhel Shkirën), por ajo që u vu re ishte mungesa e një urimi nga ana e Donaldit.

Një detaji tjetër që mund t’ju ketë shpëtuar rreth shoqërisë së tyre fshihet në intervistën e fundit të Sarah-s në ‘Goca dhe Gra’, ku e pyetur rreth banorëve me të cilët ka ende raporte të mira ajo përmendi: “Kledin, Beniadën, Antonelën, Monikën, Dagzin. Kam takuar pak edhe Fifin.” Donaldin nuk e përmendi fare.

Kështu ajo ka lënë të nënkuptohet se raportet mes tyre janë ftohur. Ose ndoshta edhe mund ta ketë harruar.

Nga ana tjetër megjithëse Sarah shprehu pak ditë më parë se ka raporte normale me Einxhel, urimi publik i kësaj të fundit për blogeren nuk kaloi pa marrë vëmendje.

Einxhel publikoi një foto të Sarah në Instastory krahas së cilësm shkruante: “Gëzuar ditëlindjen”, ndërsa blogerja e ka ripostuar duke i vendosur një zemër.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Martë, 23 Qershor 2026

0
23 qershori pritet të jetë një ditë tipike verore në Shqipëri, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Bregdeti do të përfitojë...

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...