20.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

“Dil ti Flamur, a mbledh dot njerëz?” – Tensione të forta në Kryesinë e PD-së

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka shënuar momente të tensionuara, me debate të forta midis anëtarëve të saj. OraNews ka siguruar detaje nga diskutimet, ku Bislim Ahmetaj, anëtar i Kryesisë, ka përdorur tone të ashpra ndaj deputetit Flamur Noka.

Ahmetaj, duke krahasuar Noka me Ervin Salianjin për aktivitetin politik në rradhët e PD-së, i ka kujtuar me ironi deputetit se shpenzimet e partisë janë të mëdha për të mbështetur lëvizjet e tij:
“Salianji ka ardhur me shkop bejsbolli këtu e unë nuk e kam dashur. Po ai mbledh njerëz. Dil ti Flamur, a mbledh dot njerëz? Se ne jemi shumë të zënë si parti, mbajmë ty me makinë 100 mijë euro me kondicioner ndezur… Për këtë shpenzojmë më shumë. Jo për të takuar njerëz,” u shpreh Ahmetaj.

Kryedemokrati Sali Berisha ka kritikuar ata që shkojnë në takime jashtë axhendës së partisë, duke theksuar se disa nuk kanë punuar fare për PD-në gjatë fushatës, por kanë favorizuar qeverinë e Edi Ramës.

Ndërkohë, Salianji ka kundërshtuar, duke përmendur fotografi nga fshatrat e Kavajës që tregojnë aktivitetin e tij në fushatë, ndërsa Himçi dhe Noka kanë shtuar se disa drejtues seksionesh nuk janë paraqitur në takimet e partisë për arsye të ndryshme, duke përfshirë presione dhe shantazhe të supozuara.

Berisha: Ata që po shkojnë tek takimet jashtë axhendës së partisë janë ata që në fushatë nuk punuan një ditë për PD-në por për Edi Ramën. Hysen Kadia ishte në Amerikë. Nuk bëri një ditë fushatë. Kam mesazhet.
Salianji: Kam unë fotografi fshatrave të Kavajës duke bërë fushatë (demirkati më i votuar i primareve në qarkun Tiranë). Kjo nuk është e vërtetë.
Himçi: kryetarët e grup seksioneve nuk erdhën në takimet e SB e duan të vijnë tek ty. Ata punuan në fushatë për Sara Milen
Salianji: po mirë, do t’i heqësh se po vijnë tek unë dhe po gjen arsye tani. E shikoni ku jemi katandisur? Ca po na ikin vetë, ca i hiqni ju, edhe nuk e kuptoni që e keqja jemi vetë.
Noka: Jam informuar se Suel Çela ka shantazhuar njerëzit tanë të mos ishin dje tek Berisha e të vijnë nesër tek ty

Debati brenda Kryesisë tregon tensionin dhe mosmarrëveshjet që ekzistojnë përpara zgjedhjeve dhe organizimit të aktiviteteve të PD-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...