26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Dinamo fitoi kundër Flamurtarit, në fushë pati përleshje dhe tre kartona të kuq

Djeu zhvillua “finalja” mes Flamurtarit dhe Dinamos në Vlorë. Dinamo fitoi 0-1 me penalltinë e Denisson, teksa në fushë pati përleshje dhe tre kartona të kuq. Sfida u ndërpre për 10 minuta, teksa vendasit akuzojnë kryesorin Cjapi për penallti të guximshme. Tifozët vendas rrethuan stadiumin “Flamurtari” dhe qëndruan gjatë, megjithëse policia ishte prezente në zonë.

Flamurtari humbi 0-1 me Dinamon për javën e 20-të në Kategorinë e Parë. Ka qenë një 11 metërsh i akorduar nga kryesori Kreshnik Cjapi që ka nxehur gjakrat në Vlorë, aty ku ishin afro 3 mijë tifozë në “finalen” e Kategorisë së Parë. Denisson për miqtë nuk gaboi nga 11 metra, duke kaluar miqtë në avantazh pas 82 minutave lojë. Fill pas golit, tifozët kanë hedhur “lumë” shishesh në fushë, teksa ka pasur përplasje mes drejtuesve të dy klubeve në pankinë. Kapiteni i vendasve, Ribaj dhe trajneri i Flamurtarit Marcelo Troisi, si edhe drejtori i Dinamos, Ermal Barushi, janë nxjerrë me karton të kuq. Pas përplasjes sfida u ndërpre për 10 minuta, për të vijuar më pas me 14 minutat shtesë. Edhe pse dueli vijoi, vendasit nuk mundën të barazonin dhe Dinamo merr tri pikë me vlerë. Fundi i ndeshjes ka qenë sërish i tensionuar, teksa arbitrat janë shoqëruar me forcat e sigurisë dhe policisë për t’u futur në dhomat e zhveshjes. Pas javës së 20-të në Kategorinë e Parë, Dinamo me 37 pikë mban vendin e dytë, një më pak se Skënderbeu kryesues. Flamurtari me 35 pikë qëndron në vendin e tretë. Pas duelit për Oversport, presidenti i vlonjatëve, Tifozët vendas kanë rrethuar stadiumin “Flamurtari” dhe nuk largohen, megjithëse policia është prezente në zonë. Ultrasit vlonjatë janë duke pritur daljen e arbitrit Kreshnik Cjapi. Duket se penalltia e dhënë nga Cjapi dhe kthimi në gol nga Denisson ka shkaktuar kaos në Vlorë, me tensionin që kapi tribunat dhe stafet respektive të dy skuadrave gjatë ndeshjes. Forcat blu kanë marrë masa të shtuara për sigurinë e arbitrave dhe pritet që dalja e tyre nga Vlora të bëhet nën shoqërinë e policisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...