26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Disa ditë mbas sulmeve të rusisë ndaj ukrainës,gjendet i varur në garazhin e shtëpisë së tij në Angli manjati rus

Manjati rus Mikhail Watford është gjetur i varur në garazhin e shtëpisë së tij në Angli. Trupi i pajetë u gjet nga kopshtari i tij në Wentworth Estate në Virginia Water, Surrey.

Watford ishte baba i tre fëmijëve. Fillimisht ai e kishte ngritur pasurinë e tij nga rafineritë e naftës në Ukrainë dhe më pas në fillim të viteve 2000 ishte transferuar në Angli. Një mik i familjes tha: “Gjendja e tij shpirtërore mund të jetë ndikuar nga situata në Ukrainë”.

Sakaq autoritetet angleze po hetojnë në lidhje me vdekjen e tij, pasi ka dyshime se ai mund të ketë qenë pjesë e listës së zezë të rusëve, pasi koha e vdekjes së tij dhe sulmi rus ndaj Ukrainës nuk mund të jenë një rastësi.

Një tjetër bashkëpunëtor i Watford tha: “Vdekja e tij ngre pikëpyetje. Pas të gjitha vdekjeve të tjera të dyshimta të shtetasve dhe bashkëpunëtorëve rusë në MB, është e natyrshme që do të ketë spekulime për vdekjen e tij.”

Ai dhe gruaja e tij estoneze, Jane, jetonin me dy fëmijët e tyre dhe një djalë më të madh nga martesa e tij e parë në një rezidencë prej 18 milionë dollarësh në Wentworth Wstate.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...