21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Dita Ndërkombëtare e Paqes/ Meta: “Një Shqipëri më demokratike dhe e begatë do të jetë një kontribut i shtuar për paqen”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të Paqes.

Përmes një postimi në facebok Meta shkruan se këtë vit kjo ditë merr një rëndësi të madhe pasi paqja u cënua rëndë si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

Kreu i PL shpreh nderimin për të gjithë ata personalitete që me përpjekjet e tyre bënë të mundur shuarjen e konflikteve në mbarë botën. Gjithashtu ai shkruan se ndihet krenar për rolin që Shqipëra ka pasur ndër vite për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

POSTIMI I PLOTË

21 Shtatori – Dita Ndërkombëtare e Paqes

Kjo ditë e shënuar këtë vit merr një rëndësi edhe më të madhe, pasi paqja dhe stabiliteti u cënuan rëndë si rezultat i agresionit rus në Ukrainë.

Nderim dhe respekt për të gjithë ata personalitete, të cilët jetën dhe përpjekjet e tyre ja dedikuan shuarjes së konflikteve dhe luftërave të përgjakshme për të rivendosur paqen dhe për ta bërë botën një vend më të mirë dhe më të sigurtë për brezat e së ardhmes.

Krenar për rolin ndër vite dhe në mënyrë të pandërprerë që Shqipëria ka luajtur në drejtim të ndërtimit të paqes dhe ruajtjes së stabilitetit në rajon e më gjerë.

Një Shqipëri më demokratike dhe e begatë do të jetë një kontribut i shtuar për paqen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...