37.2 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Divjakë/ Konflikti në lokal rrezikoi të përfundonte në vrasje, 22-vjeçari u kthye me pistoletë me silenciator – 6 në pranga

Një konflikt me sende të forta në një lokal në Divjakë ka rrezikuar të përshkallëzohej në një ngjarje më të rëndë, pasi një prej personave të përfshirë dyshohet se është rikthyer disa orë më vonë i armatosur me pistoletë me silenciator.

Ngjarja nisi në një lokal në pronësi të Z. Kules, 50 vjeç, ku u përplasën me sende të forta O. Lamka, 22 vjeç, dhe Sh. Xhepexhiu, 51 vjeç. Të dy u gjetën të dëmtuar nga policia dhe, pasi morën ndihmë mjekësore dhe dhanë deklarimet në komisariat, u larguan drejt banesave të tyre.

Por disa orë më vonë, policia mori informacion se 22-vjeçari O. Lamka ishte rikthyer në lokal i armatosur me një pistoletë me silenciator, dyshohet me qëllim vrasjen e Sh. Xhepexhiut.

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të situatës. Sipas uniformave blu, Lamkës iu gjet një pistoletë me silenciator, me fishek në fole dhe gati për qitje.

Në vijim të operacionit, policia arrestoi gjashtë persona: O. Lamka, 22 vjeç; K. Sota, 45 vjeç; S. Duda, 28 vjeç; S. Alla, 30 vjeç; Z. Kule, 50 vjeç; dhe Sh. Xhepexhiu, 51 vjeç.

Sipas policisë, O. Lamka ka precedent penal për prodhim dhe shitje narkotikësh në Shqipëri dhe Belgjikë.

Gjatë kontrollit të automjetit të K. Sotës, policia gjeti një tjetër pistoletë. Ndërkohë, S. Duda dyshohet se drejtonte automjetin me të cilin Lamka ishte rikthyer në lokal disa orë pas konfliktit, ndërsa S. Alla dyshohet se ka tentuar të largojë armën e zjarrit nga automjeti i Kevin Sotës.

Në pranga ka përfunduar edhe pronari i lokalit, Z. Kule, i dyshuar për moskallëkim krimi. Për të njëjtën vepër penale është arrestuar edhe Sh. Xhepexhiu, pasi, sipas policisë, gjatë hetimit nuk ka treguar të vërtetën lidhur me konfliktin.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, katër automjete dhe gjashtë telefona celularë.

Armët do t’i nënshtrohen ekspertimit përkatës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal të personave të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...