25.1 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

Kryeministri bullgar jep dorëheqjen, pas protestave masive kundër qeverisë së tij

Kryeministri bullgar, Rossen Zhelyazkov, njoftoi më 11 dhjetor se qeveria e tij do të japë dorëheqjen. Ky vendim erdhi një ditë pas protestave masive më 10 dhjetor, ku dhjetëra mijëra qytetarë dolën në rrugë në qytete të ndryshme të Bullgarisë, duke kërkuar largimin e qeverisë.

Qeveria e Zhelyazkovit përballej atë ditë me mocionin e gjashtë të mosbesimit të propozuar nga koalicioni opozitar “Ne Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, me mbështetjen e dy partive të pakicave opozitare. Votimi ishte planifikuar për në orën 13:30, por deputetët e partnerëve të shumicës në qeveri, GERB-UDF, përfshirë edhe udhëheqësin Boiko Borissov, munguan në seancë. Po ashtu, munguan deputetët e dy partnerëve të pakicës në qeveri, Partisë Socialiste Bullgare, E Majta e Bashkuar dhe partisë populiste ITN.

Ky është mocioni i gjashtë i mosbesimit ndaj qeverisë Zhelyazkov. Mocioni i parë u paraqit nga Vuzrazhdane në prill për shkak të politikës së jashtme, i dyti nga Mech gjithashtu në prill për shkak të korrupsionit. I treti, i refuzuar më 4 korrik, u propozuar nga Vuzrazhdane, Mech dhe Veliche për dështimin e politikës fiskale. I katërti, i rrëzuar më 11 korrik, u paraqit nga Velichie me mbështetje të Mech dhe Vuzrazhdane, duke argumentuar dështimin e politikave mjedisore.

Ky seri mocionesh të mosbesimit ka reflektuar tensionet e vazhdueshme politike në Bullgari dhe presionin e qytetarëve për reforma dhe qeverisje më transparente.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...