25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Do të jap 10 mijë euro po e lexove këtë numër”, Dea Mishel ironizon Zegjine Çaushin dhe thërret Ramën: “Do përgjigjesh apo do lësh xholat?

Përplasja mes influencueses së njohur Dea Mishel dhe deputetes socialiste Zegjine Çaushi është përshkallëzuar në rrjetet sociale.

Përmes disa postimeve në “Instagram”, Dea Mishel ka publikuar mesazhet dhe postimet që, sipas saj, janë bërë nga deputetja, duke i cilësuar si ofendime dhe bullizim publik.

Influencuesja u ka bërë thirrje ndjekësve të saj që të shprehin mendimin për deputeten në komentet e postimit të saj, duke theksuar se në profilin e Zegjine Çaushit komentet janë të mbyllura.

“Meqë po bullizohem aktivisht nga një deputete, tregojini pak në komente këtu se ça mendimi keni, se te profili i saj ka mbyllur komentet dhe na bën block. Edi Rama do na përgjigjesh ti, apo do lësh këta xholat që i përdor për shpërqendrim?”, ka shkruar Dea në reagimin e saj.

Por nuk ka munguar as ironia. Në një tjetër postim, ajo ka sfiduar publikisht deputeten me një mesazh thumbues:

“Do t’jap 10.000 euro po e lexove dot këtë numrin me zë të lartë: 574.673.902.987. XO, Dea Michelle”.

Debati mes dy figurave ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa postimet e Dea Mishel po shpërndahen gjerësisht nga ndjekësit e saj. Deri tani, nuk ka pasur një reagim publik nga Zegjine Çaushi lidhur me deklaratat e fundit të influencueses.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...