35.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

“Do të ketë hakmarrje” – Procedohet penalisht babai i Martin Çeços pas kërcënimeve publike ndaj autorëve të dyshuar

Policia e Korçës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 70-vjeçarit Nevzat Çeço, banues në fshatin Kolanec të Maliqit, pas deklaratave kërcënuese të bëra publikisht ndaj tre autorëve të dyshuar të vrasjes së të birit, Martin Çeço, ngjarje e ndodhur tre vite më parë.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimi u nis pasi i moshuari reagoi një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ndryshoi masën e sigurisë për tre të dyshuarit nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shprehu kërcënime të rënda dhe deklaroi se nuk mund të pranonte lirimin e tyre.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. Ç., 70 vjeç, për veprën penale ‘kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje’,” bëri me dije Policia.

Autoritetet sqarojnë se deklaratat u bënë në kontekstin e vendimit gjyqësor për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tre personave të dyshuar për vrasjen e të riut, trupi i të cilit u gjet i hedhur në një rezervuar pas një konflikti në qershor të vitit 2022.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa rasti vijon të trajtohet nga organet e drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...