34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Duhet të mbroj shëndetin tim” – Demi Lovato anulon disa data të turneut “It’s Not That Deep”

Këngëtarja amerikane Demi Lovato ka anuluar disa data të turneut të saj të ardhshëm, duke përmendur arsye shëndetësore. Lajmin e bëri publik përmes rrjeteve sociale, ku theksoi se prioriteti i saj mbetet shëndeti dhe garantimi i performancave cilësore për fansat.

Në një postim në Instagram Story, artistja 33-vjeçare u shpreh: “Lovatikët e mi – Jam shumë e emocionuar që do të kthehem në skenë këtë vit dhe do t’ju vizitoj në sa më shumë qytete të jetë e mundur. Ndërsa po përgatitesha për turneun, kuptova se e kisha mbingarkuar axhendën time.”

Ajo sqaroi se ka nevojë për më shumë kohë për pushim dhe prova, në mënyrë që të japë maksimumin në çdo koncert. “Për të mbrojtur shëndetin tim dhe për t’u siguruar që të jap më të mirën time në çdo koncert, duhet të përfshij më shumë kohë për pushim dhe përgatitje në axhendën time dhe ta përshtat atë në mënyrë që të kem më shumë ditë pushim gjatë gjithë turneut”, shkroi Lovato.

Si pasojë, janë anuluar koncertet e planifikuara për muajin prill në Charlotte (Karolina e Veriut), Nashville, Atlanta, Las Vegas dhe Denver. “Më vjen jashtëzakonisht keq që nuk do të mund t’ju shoh në këtë turne dhe u kërkoj ndjesë sinqerisht të gjithë atyre që planifikuan të vinin”, shtoi ajo.

Ndërkohë, koncerti në Orlando është shtyrë për më 13 prill dhe do të shënojë nisjen zyrtare të turneut “It’s Not That Deep”. Organizatorët kanë bërë të ditur se tifozët që kanë blerë bileta përmes AXS ose Ticketmaster do të marrin automatikisht rimbursim, ndërsa ata që i kanë siguruar përmes palëve të treta duhet të kontaktojnë pikën përkatëse të shitjes. Biletat e blera më parë për Orlando do të mbeten të vlefshme për datën e re.

Turneu ishte planifikuar fillimisht të niste më 8 prill në Charlotte dhe ishte njoftuar në tetor të vitit të kaluar.

Lovato ka përmendur edhe më herët sfida shëndetësore gjatë turneve. Gjatë “Holy Fvck Tour” në vitin 2022, ajo kishte deklaruar se ishte ndier aq keq sa nuk mund të ngrihej nga shtrati, duke lënë të kuptohej në atë kohë se ai mund të ishte turneu i saj i fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Algoritmi i naftës dhe algoritmi i Edi Ramës”, Bardhi: “Nga 219 lekë që paguan...

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar qeverinë për çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, duke deklaruar se vendi...

Shoqëronte Ergys Agasin gjatë arrestimit, GJKKO lë në burg ish-punonjësin e Policisë

0
Uljan Shpataraku, ish-punonjësi i Policisë që shoqëronte Ergys Agasin në momentin e arrestimit të tij, do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e...

“PasqyrAlbania”, zgjidhja e re e Ramës për protestat? Eksperti: “Version i ri i një...

0
Pas protestave maratonë të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri Edi Rama ka prezantuar një platformë të re komunikimi me qytetarët, të quajtur “PasqyrAlbania”....