34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Havte” apo “Valle Kosovare”? Projekti i ri i Azis dhe Tsvetelina Yaneva ngjall debat për ngjashmëri melodike

Bashkëpunimi më i ri mes dy emrave të njohur të skenës bullgare, Azis dhe Tsvetelina Yaneva, ka tërhequr vëmendje edhe në publikun shqiptar. Dyshja kanë publikuar këngën “Havte”, një projekt me ritme tipike ballkanike, i shoqëruar me një videoklip të realizuar në ambientet e një aeroporti.

Megjithatë, përtej estetikës vizuale dhe energjisë së këngës, ajo që ka nxitur menjëherë diskutime është linja melodike e projektit. Shumë dëgjues shqiptarë kanë vënë re një ngjashmëri të fortë mes “Havte” dhe hitit të njohur “Valle Kosovare”, këngë e identifikuar gjerësisht me emrin e artistit të ndjerë Shpat Kasapi.

Sipas reagimeve në rrjete sociale, “melodia e refrenit duket pothuajse identike me atë të ‘Valles Kosovare’”, duke ngritur pikëpyetje mbi origjinalitetin e këngës së re. Debati është intensifikuar edhe për faktin se “Valle Kosovare” së fundmi po përjetonte një rikthim të fuqishëm në arenën ndërkombëtare.

Kënga shqiptare u kthye në trend në TikTok, duke u përdorur në miliona video nga përdorues të ndryshëm, përfshirë edhe të huaj. Viraliteti i saj e riktheu në qendër të vëmendjes një nga hitet më të dashura të muzikës shqiptare.

Ndërkohë, në kreditet zyrtare të “Havte”, e prodhuar nga Costi, nuk figuron asnjë referencë për autorët e “Valles Kosovare” apo për vetë Shpat Kasapin, çka ka shtuar edhe më shumë diskutimet online.

Në mungesë të një reagimi zyrtar nga palët e përfshira, publiku mbetet të gjykojë nëse kemi të bëjmë me një frymëzim artistik, një përshtatje muzikore apo një kopjim të drejtpërdrejtë të këngës ikonike shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...