23.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Dumani ‘njeriu hije’ në Elbasan, Talo Çela objektivi i djeshëm i tij i cili i shpëtoi atentatit

Autor i dyshuar i të paktën 7 vrasjeve, Nuredin Dumani ra dje në prangat e policisë, në një aksion të shtrirë nga Elbasani në Fier, e të finalizuar pak para mesnatës, me arrestimin e tij, dhe më pas transferimin në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të marra në shpatull nga arma e zjarrit.

Dumani dyshohet se pasditen e djeshme kishte organizuar një atentat ndaj një personazhi tjetër të shumëkërkuar nga policia shqiptare, dikur partner i tij në krim, Talo Çela i cili edhe njëherë tjetër arriti ti shpëtojë jo vetëm policisë por edhe plumbave.

Në rrethana që nuk dihen ende, Dumani u gjet i plagosur në një dhomë që dyshohet se shërbente si bazë për fshehjen e tij, shumë pranë spitalit të Fierit, ku iu dha dhe ndihma e parë mjekësore.

Së bashku me të u gjetën dhe u ndaluan 3 persona të tjerë, të cilët dyshohet se shërbenin si ushtar të Dumanit, edhe pse roli i tyre mbetet për tu verifikuar më tej nga Policia. Në Fier dhe më pas në Tiranë, dolën në konferencë krerët më të lartë të shtetit, dhe prokurorisë, të cilët e konsideruan bashkëpunimin mes tyre të frytshëm, ndërkohë që gëzimin nuk e ka fshehur as drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj.

Vocaj shihet duke përqafuar bashkëpunëtorët e tij, në dalje të spitalit të Fierit, menjëherë pasi ambulanca që po transportonte Dumanin u nis drejt Tiranës.

Dumani ishte konsideruar si ‘njeriu hije’ në Elbasan, që kishte bashkëpunuar me Çelën në disa krime të ndodhura në Durrës, por më pas marrëdhënia e tyre ‘u prish’ kur hyri në lojë paraja. Çela dhe Dumani dyshohet se janë konfliktuar për paratë e një prej supergrabitjeve të Rinasit, ku Talo ishte një nga të dyshuarit kryesor.

Si hakmarrje për konfliktet e nisura, Nuredin Dumani vrau në zonën e Bradasheshit të vëllanë e Talo Çelës, dhe më pas përplasja mes të dyve ka qenë e hapur, deri dje, kur të paktën njëri prej tyre ra në prangat e policisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...