32.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Dy biznesmenë në Durrës u gjetën me lokalet të hapura pas orarit të përcaktuar për mbyllje/ Gjobitet njëri prej tyre, tjetri procedohet penalisht

Dy biznesmenë në Durrës u gjetën nga efektivët me lokalet të hapura pas orarit të përcaktuar për mbyllje, për shkak të pandemisë.

Pronari i një subjekti në lagjen nr.13, Durrës u gjobit me 1.000.000 lekë, ndërsa pronari i një tjetër subjekti në Shijak, për të njëjtën shkelje, u procedua penalisht.

Njoftimi i Policisë
U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëskohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në lagjen nr.13, Durrës.
Procedohet penalisht pronari i një tjetër subjekti në Shijak, për të njëjtën shkelje.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh dhe të Komisariatit të Policisë Shijak vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.
Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë në Stacionin e Policisë Plazh kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, subjektin me pronar shtetasin H. D., në lagjen nr.13, Plazh, pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht shtetasin V. K., 40 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke vijuar aktivitetin në subjektin e tij në Maminas, jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me aktin normativ.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...