24.9 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Dy të burgosur shqiptarë arratisen nga burgu i Kassavetias në Greqi(Emrat)

Kassaveti, Greqi – Dy të burgosur shqiptarë, Romeo Qosja dhe Lefter Toçi, janë arratisur mbrëmjen e djeshme nga burgu i Kassavetias në Greqi. Qosja, 41 vjeç nga Cërriku, ishte i dënuar me 20 vjet heqje lirie për vrasje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr dhe armëmbajtje pa leje. Toçi, gjithashtu 41 vjeç dhe nga Bradasheshi i Elbasanit, ishte dënuar po me 20 vjet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, bashkëpunim në vrasje, plagosje me pasojë vdekje, grabitje, dhe shkatërrim prone me zjarr.

Ata ishin në burgun e Kassavetias që nga viti 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar të burgut për shkak të sjelljes së mirë. Gjatë vitit 2024, ata kishin përfituar 5 leje. Sipas hetimeve paraprake, dyshimet janë që ata kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë për të planifikuar arratisjen. Autoritetet janë vënë në ndjekje të tyre dhe po zhvillojnë hetime për kapjen e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...