25.8 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

Dy turistë francezë humbin rrugën në Parkun Kombëtar “Shebenik”, shpëtohen pas një operacioni kërkimi 2-orësh

Dy turistë francezë janë shpëtuar pas një operacioni të vështirë kërkimi dhe shpëtimi, i cili zgjati rreth dy orë në Parkun Kombëtar “Shebenik–Jabllanicë”, në zonën malore të njohur si Maja e Gurit.

Sipas njoftimit zyrtar, Autoriteti i Zonave të Mbrojtura Elbasan, në bashkëpunim me banorët e zonës, arriti të lokalizojë turistët dhe më pas t’i shoqërojë deri në vendin ku po qëndronin. Fatmirësisht, ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht situatës së rrezikshme ku u gjendën.

Parku Kombëtar “Shebenik–Jabllanicë” është një nga thesaret natyrore të Shqipërisë, i njohur për majat e larta malore, pyjet e dendura dhe biodiversitetin unik. Ky destinacion frekuentohet gjithnjë e më shumë nga turistë vendas dhe të huaj, por terrieni i vështirë dhe mungesa e orientimit shpeshherë krijojnë situata të rrezikshme.

Autoritetet u bëjnë apel vizitorëve që eksplorojnë zonën të kenë kujdes, të përdorin guida lokale dhe mjete orientimi, për të shmangur incidente të tilla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...