30.7 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde” – qeveria gati skemë të re financimi për bizneset e vogla

Qeveria shqiptare po përgatit një program të ri mbështetës për bizneset e vogla dhe të mesme, të quajtur “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, një nismë e prezantuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas planit, brenda këtij muaji pritet të finalizohet marrëveshja mes Banka e Shqipërisë, bankave të nivelit të dytë dhe qeverisë, duke hapur rrugën për lançimin e programit.

Skema parashikon krijimin e një linje kredie të mbështetur nga shteti, me norma interesi më të ulëta se ato të tregut, për të lehtësuar aksesin në financim për sipërmarrjet që hasin vështirësi në kreditim.

Financimi do të arrijë deri në 2 milionë euro për projekt, duke synuar të ndihmojë rritjen dhe zgjerimin e aktiviteteve ekonomike në sektorë të ndryshëm.

Programi nuk do të jetë i aksesueshëm për kompanitë e mëdha, por do të fokusohet te startup-et, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, punishte artizanale dhe agroturizme që kërkojnë të investojnë dhe të zhvillohen.

Qëllimi i kësaj nisme është të mbështesë bizneset me ide konkrete dhe potencial rritjeje, duke u dhënë një shtysë në një kohë kur kushtet e tregut mbeten sfiduese për sigurimin e financimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...