26.8 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Dyshime për manipulim në Elbasan: Sara Mila, kandidate e panjohur, del më e votuara – Lala: Të hetojë SPAK!

Tiranë – Gazetarja investigative Klodiana Lala ka ngritur shqetësime të forta mbi ndikimin e krimit të organizuar në zgjedhjet e fundit në qarkun e Elbasanit, duke përmendur rastin e deputetes socialiste Sara Mila, e cila rezultoi si më e votuara në këtë zonë, ndonëse – sipas Lalës – ishte thuajse e panjohur për publikun.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala deklaroi se suksesi elektoral i Milës ngre dyshime serioze, duke shtuar se qytetarët në Elbasan dhe Librazhd janë shprehur privatisht se u orientuan të votonin për të, ndonëse nuk njihnin kontribut publik të saj.

“Është e çuditshme që një zonjë pa asnjë prani publike rezulton gruaja më e votuar në qarkun e Elbasanit. 90% e qytetarëve nuk e njihnin fare,” – u shpreh Lala, duke shtuar se “ka indicie se pas këtij rezultati mund të fshihet ndikimi i grupit të Suel Çelës.”

Sipas gazetares, skema e patronazhimit ka funksionuar si një mjet presioni dhe intimidimi, duke ndikuar drejtpërdrejt në orientimin e votës. Ajo theksoi se administrata është angazhuar në mbledhjen e votave të fotografuara, madje edhe nga diaspora, ndërsa qytetarët janë shprehur se kishin frikë të tregonin votën e tyre të vërtetë.

“Shqipëria është zbrazur. Pjesa dërrmuese janë punonjës të administratës, të cilëve u është kërkuar të sjellin vota të dokumentuara,” – theksoi Lala, duke e cilësuar këtë si një deformim të rëndë të procesit zgjedhor.

Në fund, gazetarja i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë me seriozitet rreth burimeve të financimit dhe mbështetjes së mundshme kriminale për kandidate të caktuara, siç është rasti i Sara Milës.

“Ka figura me kontribut të çmuar brenda PS që nuk morën asnjë votë. Ndërsa në Elbasan, një person i panjohur del e para. Kjo ngre shumë pikëpyetje,” përfundoi Lala.

Ndërkohë, vetë deputetja Sara Mila nuk ka reaguar ende për këto akuza.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...