34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“E lumtur dhe krenare për ty” , Stresi merr urimin e fitores nga ish e dashura Kejsi

Stresi është shpallur fituesi i Big Brother VIP Kosova. Reperi, i cili ka qëndruar për 103 ditë në shtëpinë e famshme, doli fitues edicionin e parë të këtij ‘reality show’.

Ai ishte në garë me katër konkurrentë të tjerë finalistë: Xhuli Nurën, Vedat Bajramin, Artan Thaçin dhe Mbresa Hajrullahun. Artisti i njohur fitoi çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ku nga 10 mijë euro shkojnë për secilin finalist

Banorët e parë që u eliminuan nga gara ishin: Mbresa Hajrullahu dhe Artan Thaçi, e në fund gara u zhvillua mes Stresit dhe Vedatit.

Pas fitores së madhe, Stresi ka marrë urime të shumta mirëpo një prej tyre ishte nga personi i tij i zemrës, Keisi. Edhe pse të ndarë, ajo ka treguar se është fansja e tij numër 1. Përmes një ‘instastory’, ajo ka treguar se është krenare me arritjen e Stresit.

“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Krenare dhe e lumtur për ty”-shkruan Keisi, teksa shihet se ka qënë duke ndjekur të gjithë finalen live.

Kujtojmë se Stresi e ka përmendur shumë herë Keisin brenda shtëpisë, madje është shprehur se dëshiron të rikthehet me të. Nuk dihet nëse raportet mes tyre do rikthehen si më parë apo jo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...