20.7 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

E para rënie që prej fundit të muajit korrik, bie lehtë numri i viktimave nga Covid në Shqipëri/ VOA: Pozitiviteti zbriti në 13.7 %

Në Shqipëri numri i viktimave nga Koronavirusi rregjistroi një rënie gjatë javës së fundit (5 – 11 tetor), e para që prej fundit të muajit korrik. Të dhënat zyrtare, të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se në total bëhet fjalë për 59 persona të cilët kanë humbur jetën. E mërkura e kaluar shënoi dhe ditën me më shumë vdekje, 12 të tilla, ndërsa në 24 orët e fundit, u rregjistruan 9 viktima të tjera: 1 qytetar nga Durrësi 46 vjeç, 1 qytetar nga Mirdita 48 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 58 dhe 78 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 66 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 69 vjeç, 1 qytetar nga Korça 73 vjeç dhe 1 qytetar nga Kruja 82 vjeç.

Dhe gjendja në spitalet Covid, përfshirë dhe numrin e atyre që trajtohen në terapi intensive. ka ardhur duke u përmirësuar. Deri të hënën pasdite, sipas të dhënave zyrtare, kishte 161 pacientë, nga të cilët 15 ishin në gjendje të rëndë. Të hënën e një jave më parë ka patur 20 pacientë më shumë, ndërsa në terapi intensive po trajtoheshin 38 qytetarë.

Për të tretën javë radhazi, rastet e reja po ashtu, shënuan rënie, duke zbritur në 3162 të infektuar rishtazi, ose 17.1 përqind më pak se sa në javën pararendëse (28 shtator – 4 tetor). Niveli më i ulët ishte në 24 orët e fundit, me vetëm 195 raste në 25 nga 61 bashkitë që ka vendi: 109 në Tiranë, 10 në Fier, 7 në Durrës, Kamëz, Vlorë, Berat, 6 në Lushnje, Mallakastër, 5 në Kukës, 4 në Lezhë, Kurbin, Krujë, Peqin, 3 në Gjirokastër, 2 në Përmet, 1 në Shkodër, Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Finiq, Tepelenë, Skrapar, Poliçan, Gramsh.

Edhe pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të reja) zbriti në nivelin 13.7 përqind, nga 15.2 që ishte një javë më parë. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Tendenca e një situate në përmirësim vihet re dhe në rënien progresive të rasteve ende aktive, 6.952 në të gjithë vendin nga 8.655 që ishin në javën pararendëse. MBi 44 përqind e tyre janë vetëm në Tiranë, ndërkohë që në qarqet e tjera numri është poshtë kuotës së 1 mijë rasteve aktive.

/VOA/

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...