22.3 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

E reja shqiptare sulmohet me thikë nga një grua xheloze me frikën se do ti merrte burrin

Një 27-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila u qëllua disa herë me thikë në zonën e Pylaia në Selanik, ka rezultuar se është kërcënuar vazhdimisht me mesazhe nga ana e autores së krimit, një 25-vjeçare po shqiptare.

Sipas avokatit të Joanës, Andreas Theodoropoulos, autorja 25-vjeçare në dëshminë e saj ka thënë se i ka dërguar mesazhe të ndryshme përmes rrjeteve sociale 27- vjeçares dhe prindërve të saj, me të cilat e kërcënonte me vrasje.

“Merre vajzën tënde se do ta vras”, u shkruante 25-vjeçarja prindërve të viktimës, ndërsa thoshte se ishte e fiksuar dhe xheloze se ajo ishte më e bukur. Gjithashtu, në mesazhe i thoshte se nëse do ta merrte vesh se do të kishte kontakte me ish-burrin e saj, do ta shkatërronte atë dhe familjen.

E reja me origjinë shqiptare u sulmua pasditen e së mërkurës, “nga një grua xheloze, e cila donte t’i merrte jetën me një organizim të koordinuar, duke planifikuar krimin”.

Autorja e krimit mendonte se ish-burri do ta linte përfundimisht për 27-vjeçaren.

Avokati i së plagosurës ka shpjeguar se viktima është goditur dy herë me thikë në pjesë kyçe të barkut, plagët ishin të thella dhe jeta e saj ishte në rrezik të menjëhershëm, pasi nëse goditjet do të kishin qenë disa centimetra më afër vendit ku ndodhet arteria qendrore, ato mund ta kishin privuar nga jeta.

“Autorja nuk kishte asnjë shkak dhe asnjë arsye për të kryer veprën penale të vrasjes me dashje ndaj saj, në gjendje të qetë shpirtërore”, theksoi ai.

Avokati theksoi se goditja e tretë me thikë në shpatull ishte ajo që i shpëtoi jetën, pasi thika e mprehtë ishte ngulur në atë mënyrë që autorja të mos e hiqte dot për të vazhduar më tej goditjet me thikë, ndërkohë që nuk kishte asnjë mjet tjetër për të kryer vrasjen.

Siç ka rrëfyer për “Protothema”, 27-vjeçarja Joana, ajo nuk ka pasur në asnjë rrethanë lidhje me ish-bashkëshortin e autores, por kishin vetëm marrëdhënie miqësore.

“Më tha të shkoja drejt saj dhe më goditi tri herë me thikë”, shprehet ajo.

“Papritur, kjo grua u shfaq në rrugën time dhe më tha të shkoja në shtëpinë e saj për të folur. Fillova të vrapoj, sepse ndjeva se diçka do të më bënte. Sapo shkova në shtëpinë e motrës sime, ajo më kapi dhe më goditi me dy thika në bark dhe një në shpatull”, shprehet më tej.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...