25.8 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

E rëndë në Vlorë: 17-vjeçarja në koma pas plagosjes me armë zjarri, dyshohet vetëplagosje

Vlorë – Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës këtë të hënë, ku një vajzë 17-vjeçare ka mbërritur në gjendje kritike për jetën në spital, pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesën e saj në lagjen “Kushtrimi”.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, rreth orës 11:40, e mitura është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ka mbërritur fillimisht në gjendje të vetëdijshme, por më pas ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në koma.

Mjekët konfirmojnë se vajza, e identifikuar si Hyerta Hysaj, ka dy dëmtime të rënda në kokë: një pranë syrit, në afërsi të temthit, dhe një tjetër në pjesën e sipërme të kokës, ku mendohet se ka dalë plumbi. Ajo aktualisht është e intubuar dhe po mbahet në jetë falë faktit që gjaku ka dalë jashtë kafkës, duke shmangur deri tani një hemorragji të brendshme fatale.

Mjekët kanë bërë të ditur se për shkak të gjendjes së rënduar, pritet që e mitura të dërgohet me urgjencë drejt një spitali më të specializuar në Tiranë për trajtim të mëtejshëm.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tronditës. Deri më tani, pista kryesore e hetimit është ajo e vetëplagosjes, por policia nuk përjashton asnjë tjetër mundësi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...

“Jetmir Pepa arrestohet në Dubai dhe pritet ekstradimi drejt Shqipërisë” – Si u lokalizua...

0
Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur...