27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“E vrava me sëpatë brenda shtëpisë, trupin e copëtova në banjë”/ Bashkëshortja e Shefki Kurtit pranon krimin

Bashkëshortja e Shefki Kurtit është vendosur në pranga si autore e dyshuar e vrasjes së 72-vjeçarit shqiptar, krim horror i ndodhur rreth një muaj më parë në Itali.

Ngjarja e rëndë u zbulua pas një inspektimi të kryer në banesën e çiftit më 8 gusht nga karabinierët ku kanë gjetur gjurmë të vrasjes.

Gjatë marrjes në pyetje gruaja e viktimës, Nadire Kurti ka bashkëpunuar me hetuesit dhe ka pranuar krimin.

Ajo rrëfeu se vrau 72-vjeçarin me sëpatë brenda shtëpisë së tyre, e copëtoi trupin në banjë dhe i vendosi pjesët në qese mbeturinash, për ti hedhur më pas në lumin “Adigetto”, disa qindra metra larg banesës së tyre.

Ajo akuzohet për veprat penale ” Vrasja e rëndë” dhe “shkatërrimi i kufomës”. Trupi i viktimës u gjet i copëtuar, i fshehur brenda disa qeseve plastike, në ujërat e lumit “Adigetto”. Ndërsa kafka e 72-vjeçarit nuk është zbuluar ende.

Ishte djali i çiftit, i cili ka dy fëmijë të rritur, që denoncoi zhdukjen e Shefki Kurit të dielën e 24 korrikut, ditën kur u raportua për një sherr mes viktimës dhe bashkëshortes së tij.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...