16.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Edi Rama u bën thirrje qytetarëve: Votoni, është detyrë qytetare dhe patriotike

Kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë përmes rrjeteve sociale, duke ftuar qytetarët që ende nuk kanë votuar, të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre në kutitë e votimit.

Në një video të transmetuar “live” nga ajo që ai e quajti “komanda e përgjithshme” — vendi ku mblidhen të dhënat mbi ecurinë e procesit zgjedhor — Rama theksoi rëndësinë e votës si një akt jo vetëm qytetar, por edhe shoqëror dhe patriotik.

“Është e domosdoshme që vota të hidhet, të mblidhet, të numërohet dhe që ti që mund të votosh të mos mungosh,” deklaroi kreu i qeverisë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë me qetësi, durim dhe sipas bindjeve të tyre politike.

Mesazhi vjen në orët e fundit të procesit të votimit, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...