25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Edmond Spaho: Protestat e PD pa objektiv, partia në ditën më të dobët të saj

Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho ka reaguar publikisht pas një viti mungesë në media, duke analizuar situatën aktuale brenda Partisë Demokratike dhe strategjinë e saj politike. Në një intervistë televizive, ai u shpreh kritik ndaj mënyrës se si po organizohen protestat, duke i cilësuar ato si të paqarta në objektiv dhe të paafta për të sjellë ndryshim politik.

“Kam pothuajse një vit që nuk kam dalë në media. Në Shqipëri bëhen shumë deklarata dhe vendosen objektiva, shpeshherë të parealizueshëm. Më shumë janë për të mbledhur njerëz rreth subjektit. Nuk ka për të ndodhur për mendimin tim,” u shpreh Spaho.

Sipas tij, pas 13 vitesh protesta, bojkotesh dhe djegiesh mandatesh, rezultatet kanë qenë të paefektshme. “Protestat që ka iniciuar PD janë pa objektiv. Me protesta nuk e kemi rrëzuar Ramën për 13 vjet rresht… Kjo nuk është rruga për të rrëzuar Edi Ramën. Kështu Rama rron 100 vjet,” deklaroi ai.

Spaho theksoi se organizimi i partisë ndodhet në pikën më të dobët, ndërsa strukturat i cilësoi të shpërbëra. Ai sugjeroi rikthimin në normalitet dhe fokusimin te zgjedhjet vendore, përmes një programi realist që adreson çështje si pagat, pensionet, bujqësia, infrastruktura dhe ndarja territoriale.

Në intervistë, ish-deputeti ngriti shqetësimin edhe për marrëdhëniet me ndërkombëtarët, duke theksuar se përdorimi i gjuhës së forcës nuk sjell rezultate as brenda vendit dhe as në raport me partnerët.

Ai foli edhe për raportet e tij me drejtimin e partisë, duke lënë të kuptohet se mendimet kritike mund të kenë ndikuar në largimin e tij nga strukturat drejtuese. “Mendimet e mia i kam thënë, nuk i kanë pëlqyer. Kjo ndoshta ishte arsye pse më nxorën… Primaret nuk u respektuan, vullneti i anëtarësisë,” theksoi Spaho.

Sa i përket zhvillimeve të fundit brenda PD, ai e konsideroi pozitive çdo lëvizje ndryshe, por shtoi se mungesa e objektivave dhe strategjisë e bën të vështirë ndryshimin real.

Spaho komentoi edhe raportin me drejtësinë dhe SPAK-un, duke kërkuar qëndrime të qarta dhe jo të dyfishta nga ana e opozitës. Ai e cilësoi të padrejtë arrestin shtëpiak ndaj Sali Berishës, por shtoi se institucionet e drejtësisë duhet të trajtohen me seriozitet.

Në fund, duke iu referuar rastit të Belinda Ballukut, ai u shpreh se zëvendëskryeministrja duhej të kishte dhënë dorëheqjen më herët, duke e cilësuar situatën si më shumë “zhurmë për teatër” sesa reflektim politik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...