23.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Eksploziv mjetit në Kamëz/ “I forti” i “Myslym Shyrit” ofroi 40 mijë euro për eliminimin e Menës

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona për ngjarjen e ndodhur në 9 shkurt në Kamëz, ku iu vendos lëndë plasëse poshtë makinës shtetasit Gjon Mena. Në pranga janë vendosur Gjergji Cukali, 42-vjeç, i njohur ndryshe dhe si “i forti i Myslym Shyrit” dhe dy vëllezër, Enver Jakimi, 33 vjeç dhe Edmond Jakimi 24-vjeç.

Gjergji Cukali besohet se është porositësi i vrasjes me eksploziv të mbetur në tentativë. Ajo shtoi se ky i fundit i ka premtuar 40 mijë euro dy vëllezërve, për eliminimin e Menas.

Fillimisht ai u ka dhënë atyre 10 mijë euro, duke i premtuar se do i jepte 30 të tjera në momentin e eliminimit të 32-vjeçarit Mena. Njëri nga vëllezërit ishte marrë me krijimin e lëndës plasëse, ndërsa tjetri kishte për detyrë ta vendoste poshtë makinës luksoze të Menas.

 

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një makinë, e cila besohet se është përdorur nga dy vëllezërit në momentin që kanë vënë lëndën eksplozive në makinën e Gjon Menës.

 

Policia ndërkohë është duke punuar për zbardhjen e konfliktit mes Menas dhe Cukalit, por vlen për t’u theksuar se dy shtetasit kanë precedentë të theksuar kriminal, si brenda dhe jashtë vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...