34.5 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi shqiptari në Shkup të Maqedonisë së Veriut/ Biznesmeni 43-vjeçar ndërroi jetë në vendngjarje

Një shqiptar është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në natën e fundit të muajit të ‘Ramazanit’, në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Butel të Shkupit të Maqedonisë është 43-vjeçari Kamer Idrizi, një emër i njohur për policinë si person me precedentë të mëparshëm penalë. Kameri ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë, nga sulmi ka mbetur i plagosur rëndë edhe kushëriri i tij, 22 vjeçar, i cili po udhëtonte në të njëjtën makinë me biznesmenin, në zonën e Butel të Shkupit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve “Bosnjë dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski-Karpos”.

Ministria e Brendshme tashmë ka konfirmuar se është qëlluar nga një automjet “Range Rover” drejt mjetit “Golf”, në të cilën ndodheshin dy personat. Në drejtim të automjetit të 43-vjeçarit janë qëlluan më shumë se 80 plumba.

Kamer Idrizi kishte qenë në qendër të mediave vendase në vitin 2019 kur disa persona të maskuar qëlluan në drejtim të tij në një hotel në Shkup

Biznesmeni 43-vjeçar ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa kushëriri i tij u dërgua në urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk mundi të mbijetonte.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...