34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Elbasan/ Zjarri dëmton dhjetëra hektarë me ullinj 500 vjeçarë

Rreth 20 hektarë me ullinj shekullorë rreth 500 vjeçar të djegur është bilanci paraprak i dëmit të zjarrit të rënë një ditë më parë në kurorën e Elbasanit. Ekipeve të zjarrfikësve iu desh të paktën 12 orë luftë për të vënë flakët nën kontroll, në ndihmë të të cilëve u ofruan edhe banorë të Elbasanit.

Gjithashtu në fikjen e zjarrit u angazhuan rreth 30 zjarrfikës nga Cërriku Belshi dhe Peqini ndërsa janë vënë në dispozicion 7 makina.

Edhe pse vatra kryesore e zjarrit është vënë në kontroll ditën e sotme në ndihmë kanë ardhur dhe efektivë ushtrie në mbështetje të zjarrfikëses Elbasan për të fikur vatrat e vogla që kanë mbetur në mbrendësi të kodër ullishtes. Riaktivizimi i tyre do ta rëndonte sërish situatën.

Ndërkohë të shumta kanë qënë reagimet një ditë më parë të zërave opozitarë të cilët fajësuan pushtetin lokal dhe qendror për mos angazhim maksimal, ndërsa identiteti dhe historia që përfaqësonin parcelat me ullinj shekullorë tashme nuk ekzistojnë më.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...