25.3 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

EMA shtyn miratimin e vaksinës ruse “Sputnik V”

Për shkak se mungojnë ende të dhëna, autoritetet në BE do të vendosin më së herëti në shtator për dhënien e mundshme të lejes për përdorimin e vaksinës kundër Coronës “Sputnik V”. Këtë e raporton gazeta gjermane, “Bild am Sonntag”, BAMS duke iu referuar qarqeve qeveritare.

Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder do të kishte preferuar një vendim më të shpejtë. Söder kërkon nga Agjencia Europiane e Medikamenteve, EMA dhënien më të shpejtë të lejes. “Motori i vaksinimit nuk duhet të ngecë”, tha Söder për gazetën gjermane. Nuk duhet të kemi vonesa vetëm thjesht për arsye ideologjike. Bavaria parashikon blerjen e 2,5 milionë dozave të “Sputnik V”.

Dy vende të BE përdorin “Sputnik V” edhe pa leje nga EMA

Rusia lejoi në gusht të vitit të kaluar vaksinën “Sputnik V”, ende para përfundimit të studimeve shkencore që parashikohen për vaksinat. Ky vendim u prit me kritika nga qarqet shkencore atëherë. Por gati 70 shtete ndërkohë e kanë lejuar përdorimin e vaksinës.

Deutschland Markus Söder
Markus Söder, kryeministri bavarez

Aktualisht EMA po verifikon lejen për përdorimin në BE. Në fillim të marsit nisi procedura e mbikqyrjes në kuadër të një « Rolling Reviews », procedurë, ku verifikohen rezultatet e testimeve, megjithëse nuk janë paraqitur të gjitha të dhënat dhe nuk ka ende një kërkesë për leje përdorimi. Dy shtete të BE edhe pa leje të EMA-s, e përdorin ndërkohë preparatin rus të vaksinës.

Hungaria dhe Sllovakia. Deri më tani në BE e kanë marrë lejen e përdorimit BioNTech/Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson&Johnson të gjithë prodhues nga vendet perëndimore

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...