30.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Ëndërronte të bëhej arkitekt”/ Kush ishte 19-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në mes të rrugës në Suedi

Vetëm pak javë pasi kishte përfunduar shkollën e mesme dhe po përgatitej të niste studimet për arkitekturë, 19-vjeçari shqiptar Gent Maksutaj u vra me armë zjarri në një rrugë të qytetit të Uppsalës, në Suedi.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Suedi. Sipas autoriteteve, një i mitur nën moshën 18 vjeç është arrestuar si i dyshuar për vrasjen, ndërsa prokuroria nuk përjashton mundësinë që në krim të jenë përfshirë edhe persona të tjerë.

Sipas hetimeve paraprake, sulmi mban tiparet e një ekzekutimi. Autori dyshohet se iu afrua viktimës me biçikletë dhe e qëlloi me armë zjarri. Pasi 19-vjeçari ra në tokë, ai dyshohet se iu afrua sërish dhe e qëlloi nga afër, përpara se të largohej me tren drejt Stokholmit, ku më vonë u arrestua në një restorant.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur motivin e krimit. Deri më tani, policia suedeze nuk ka konfirmuar nëse vrasja lidhet me konfliktet mes bandave kriminale, fenomen që ka përfshirë vendin në vitet e fundit.

Gent Maksutaj sapo kishte përfunduar arsimin e mesëm dhe kishte planifikuar të vazhdonte studimet për arkitekturë. Familjarët dhe miqtë e përshkruajnë si një djalë pa lidhje me botën e krimit, ndërsa rrethanat e plota të vrasjes mbeten ende nën hetim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...