27.1 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Engjëll Cani dëshmon për herë të parë në polici për vrasjen e djalit të tij 14-vjeçar

Babai i Martin Canit, Engjëll Cani, ka dhënë sot dëshminë e tij në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës lidhur me vrasjen e rëndë të djalit të tij 14-vjeçar. Gjatë seancës, ai ka marrë sendet personale të djalit, përfshirë çantën e shkollës, të cilat Martin Cani i kishte me vete ditën kur ndodhi tragjedia.

Engjëll Cani ka deklaruar se nuk ishte në dijeni për ndonjë konflikt që djali i tij mund të kishte patur me autorin e dyshuar, Mario Përlleshaj, katër ditë para ngjarjes. Ai ka theksuar se as nga shkolla dhe as nga institucionet nuk kishte marrë ndonjë informacion për këtë konflikt.

Po ashtu, Cani ka bërë me dije se asnjëherë nuk është kontaktuar nga familja e autorit pas ngjarjes tragjike, ndërsa bashkëshortja e tij ka marrë vetëm një telefonatë nga shkolla për të njoftuar ngjarjen. Përpjekjet e prindërve për të komunikuar me stafin e shkollës kanë qenë të pasuksesshme, sipas deklarimeve të tij.

Policia dhe Prokuroria e Tiranës po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...