9.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Enkileda Carja “mbretëreshë” e Europës: 5 rekorde dhe 3 medalje ari për Shqipërinë në Madrid

Shqipëria feston një tjetër sukses të madh në peshëngritje. Talentja 17-vjeçare, Enkileda Carja, ka shkëlqyer në Kampionatin Europian për të rinjtë deri në 17 vjeç, që po zhvillohet në Madrid, duke u shpallur kampione e trefishtë e Europës dhe duke thyer pesë rekorde europiane gjatë garës.

Carja nisi fuqishëm në stilin e shkëputjes, duke vendosur rekord me 91 kg në provën e parë dhe e përmirësoi menjëherë me 93 kg në të dytën. Tentativa e tretë me 95 kg nuk rezultoi e suksesshme, por ishte e mjaftueshme për medaljen e parë të artë.

Në stilin e shtytjes, ajo tregoi edhe një herë formën e saj të jashtëzakonshme: ngriti 109 kg në provën e parë, vendosi një tjetër rekord europian, dhe e çoi më tej me 111 kg në të dytën. Pavarësisht se nuk ia doli me 114 kg në provën e tretë, rezultati i siguroi asaj fitoren absolute.

Me një total prej 204 kg, Enkileda Carja u shpall kampione e Europës në të treja kategoritë, duke lartësuar flamurin kuqezi në majën e podiumit në Madrid.

Ky rezultat konfirmon edhe një herë traditën e artë të peshëngritjes shqiptare, që vijon të prodhojë kampionë të rinj në arenën ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...