20.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Erisa Xhixho: “Mësuesit shqiptarë, më të keqpaguarit në Europë – Qeveria ka dështuar me arsimin!”

Deputetja dhe zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ashpër ndaj raportit më të fundit të OECD, i cili konfirmon se mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit në Europë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhixho ka kritikuar qeverinë, duke e akuzuar për shpërfillje totale ndaj arsimit dhe mungesë investimi për mësuesit.

Faktet alarmante sipas OECD:

Mësuesit shqiptarë kanë pagat më të ulëta në Europë dhe janë më të prekurit nga inflacioni.
202 shkolla publike janë mbyllur në vetëm 5 vite.
58 mijë nxënës janë larguar nga Shqipëria në këtë periudhë.
Në vitin 2024, shkollave iu munguan mbi 2 mijë mësues.
Gjysma e mësuesve aktualë nuk kanë njohuritë e duhura për të dhënë mësim.

“Përtej propagandës boshe të qeverisë, faktet tregojnë se arsimi nuk është prioritet për këtë qeveri. Ndërkohë që mësuesit e pensionistët varfërohen, inceneratorët fantazmë marrin miliarda lekë,” shkruan Xhixho, duke denoncuar shpenzimin e 1.53 miliardë lekëve për inceneratorin e Tiranës, i cili është nën hetim.

“Qeveria ka dështuar me arsimin – Ringritja është prioriteti ynë!”

Në fund të reagimit të saj, Xhixho thekson se investimi në arsim është jetik për të ardhmen e vendit dhe duhet të jetë prioriteti kryesor. Ajo akuzon qeverinë se po braktis mësuesit dhe po nxit largimin masiv të rinisë, ndërsa fondet shkojnë për projekte korruptive.

“Për ne, arsimi është prioriteti numër një! Shqipëria nuk mund të humbasë më shumë mësues dhe nxënës, përfundon Xhixho.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...