32.8 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Erisa Xhixho: “SPAK duhet të ndërmarrë një hetim të plotë për tenderat e pafundme të AKSHI-t”

Deputetja Erisa Xhixho ngre alarmin se siguria kombëtare sipas saj është në rrezik dhe qeveria është e pafuqishme përballë sulmeve kibernetike.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho i bën thirrje SPAK të hetojë AKSHI-n.

“Sot shqiptarët janë në mëshirë të armiqve dhe hakerave të tyre. SPAK duhet të ndërmarrë një hetim të plotë për tenderat e pafundme të AKSHI-t, të cilat qartazi janë përdorur për t’u pasuruar pushtetarët dhe jo për sigurinë e informacioneve të shtetit dhe qytetarëve”.

Sipas Erisa Xhixhos, bazuar në Nenin 19 të Ligjit nr.2/2017 “Për Sigurinë Kibernetike”, “duhet të shpallet urgjentisht gjendja e krizës kibernetike, e cila bazuar në pikën 2 të këtij neni shpallet me Vendim të Këshillit të Ministrave me propozimin e Ministrit përgjegjës”.

POSTIMI I PLOTE

SIGURIA KOMBËTARE NË RREZIK, QEVERIA E PAFUQISHME, DREJTËSIA DHE INSTITUCIONET TË VEPROJNË

🆘Siguria kombëtare po rrezikohet si kurrë më parë së fundmi nga sulmi i paprecedentë kibernetik në sistemet qeveritare. Bashkë me to ka rënë siguria e informacionit dhe e jetës pas marrjes së gjithë të dhënave nga hakerat në portalin e-Albania dhe jo vetëm.
Kjo histori dështimi spektakolar e ka zanafillën me VKM nr.673, datë 22.11.2017 për riorganizimin e AKSHI-t. Përqëndrimi apo qendërzimi i të dhënave qeveritare në mënyrë piramidale në këtë organ, e ka bërë sigurinë e shtetit tonë sot më vulnerabël se kurrë.
📌Dështimet u paralajmëruan qysh me skandalet e publikimit të të dhënave të 900 mijë shqiptarëve më herët, që u pasua me daljen e të dhënave të targave e pagave. Tashmë, gjendja ka precipituar në dimensione të paparashikueshme.

Sot shqiptarët janë në mëshirë të armiqve dhe hakerave të tyre.
SPAK duhet të ndërmarrë një hetim të plotë për tenderat e pafundme të AKSHI-t, të cilat qartazi janë përdorur për t’u pasuruar pushtetarët dhe jo për sigurinë e informacioneve të shtetit dhe qytetarëve.

Qeveria të japë llogari dhe të nxjerrë përgjegjësitë e mosmarrjes masave të domosdoshme për ta parandaluar këtë krim kombëtar.

➡️Bazuar në Nenin 19 të Ligjit nr.2/2017 “Për Sigurinë Kibernetike”, duhet të shpallet urgjentisht gjendja e krizës kibernetike, e cila bazuar në pikën 2 të këtij neni shpallet me Vendim të Këshillit të Ministrave me propozimin e Ministrit përgjegjës.

Asnjë nga këto hapa nuk po merren, çka implikon drejtpërdrejt qeverinë në shpërdorim të thellë detyre me mosveprim.

Është urgjente domosdoshmëria për transparencë mbi atë që po ndodh me shërbimet online, pasi shqiptarët janë në terr informativ.

Çdo minutë që vonon, na ngarkon me përgjegjësi historike, pasi nuk ka asnjë të dhënë se gjithçka mbaroi me kaq.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...