23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Ermonela Felaj fton policinë Kriminale të rikthehet hetimeve për strukturat e krijuara në Zgjedhjet e 2021

Në dritën e rastit të Azgan Mërnicës, vrasësit të efektivit të Shqiponjave Novruz Cenalia, që u zbulua se ishte pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës (SMV) në zgjedhjet parlamentare të 2021, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, bëri thirrje policisë kriminale për të rivendosur hetime në lidhje me krijimin e këtyre strukturave.

Ajo përmendi rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan dhe të një policit në Fier si prova se në zgjedhjet e 2021 janë mobilizuar dhe rekrutuar elementë kontigjentë kriminal nga opozita. Felaj theksoi se ky çështje ka ngelur pa u hetuar për shkak të përfshirjes së prokurorisë jo kompetente.

Në anën tjetër, Felaj u shpreh e kënaqur për marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL), duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e konferences së INTERPOL-it në Tiranë për rritjen e standardeve të punës dhe profesionalizmit të policisë kriminale.

“Siç e tha dhe Naço e Balla, marrëveshja është shumë e rëndësishme. Është hera e parë që mbahet një konferencë e kësaj natyre e INTERPOL në Tiranë. Besoj që të gjithëve  duhet tu thotë që policia nuk është thjeshtë organi më i besuar nga qytetarët por është e besuar dhe nga policitë partnere.
Interpol është organizatë policore e lidhur ngushtë me policinë kriminale. Mbajtja e kësaj konference në Tiranë, pjesëmarrja e shumë delegacioneve, do jetë mundësi e mirë pune dhe mundësi për policinë kriminale që të rrisë standardet e punës dhe profesionalizmit. Referuar të dhënave nga fjala e prokurorit të përgjithshëm dua të ndaj dy të dhëna: koeficenti kriminal në Shqipëri në krahasim me 2022 ka ardhur duke u ulur dhe ky është një lajm i mirë. 800 është koeficenti i kryerjes së veprave penale, por e dhëna që na tërhoqi vëmendjen dhe që shumëkënd e ka shqetësuar, është ajo se cila është vepra më e përhapur penale. Krimi më i përhapur rezulton për krime që drejtohen kundër autoritetit shtetëror. Bëhet fjalë për vepra që drejtohen ndaj punonjësve me uniformë”, shtoi deputetja.

Referuar të dhënave nga fjala e prokurorit të përgjithshëm, Felaj ndau dy të dhëna thelbësore: koeficenti kriminal në Shqipëri ka rënë, por krimi më i përhapur është ai që drejtohet kundër autoritetit shtetëror.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Brikena nga BBVIP i futet muzikës, përgatit këngën e parë debutuese

0
Një tjetër ish-banore e Big Brother VIP Albania ka vendosur të provojë veten në industrinë muzikore. Bëhet fjalë për Brikenën, e cila duket se po...

Vritet me armë zjarri 45-vjeçari në Mirditë, gjendet i pajetë brenda automjetit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Mirditë. Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me...

‘P*çkë dhia, ishte stratege ajo’ – Ola ‘shpërthen’ me ironi ndaj Mozës pas postimit...

0
Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP 3”, një postim i fundit i Olës...

“Shakira shkruan sërish histori në Botëror!” – Kënga ‘Dai Dai’ shpallet më e mira...

0
Lidhja mes Shakirës dhe Kupës së Botës së futbollit ka hyrë edhe një herë në histori. Kënga zyrtare e edicionit të këtij viti, “Dai...

“Pse biem gjithmonë në të njëjtën grackë?” Studimi zbulon arsyen pse zgjedhim partnerë të...

0
Shumë njerëz betohen pas një ndarjeje se nuk do të përsërisin më të njëjtat gabime, por përfundojnë sërish në marrëdhënie që ngjajnë çuditërisht me...