34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Sdalin llogaritë, se ke me Bardhin”/ Sara Gjordeni përballet me komente të pakëndshme për shtatzëninë e saj

Moderatorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3,” Sara Gjordeni, është përballur me disa komente dhe mesazhe të pakëndshme nga ndjekësit në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka ndarë me publikun një nga këto mesazhe në një InstaStory. Një ndjekës e kishte shkruar në një mesazh privat, duke iu referuar shtatzënisë së saj: “Kur i bëri tre muaj kjo se nuk dalin llogaritë që e ka me Bardhin.”

Reagimi i Sarës ishte i menjëhershëm dhe i prerë. Ajo vendosi ta publikojë mesazhin e papërshtatshëm, duke treguar për ndjekësit e saj shqetësimin dhe tmerrin që ndjente nga kjo lloj sjelljeje. Sara, e cila ka mbetur shtatzënë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 3,” ka konfirmuar më parë në rrjetet sociale lidhjen e saj me reperin Bardhi, babain e fëmijës së saj.

Ata u njohën dhe u bashkuan gjatë qëndrimit të tyre në reality-show, ku filluan një marrëdhënie dashurie. Pavarësisht se qëndrimi i tyre në shtëpi nuk zgjati për shkak të përjashtimit të Sarës dhe tërheqjes vullnetare të Bardhit, ata vazhduan marrëdhënien e tyre dhe tani janë në pritje të fëmijës së tyre. Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe Sara e Bardhi janë drejt rrugës për t’u bërë prindër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...