23.2 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Escobar: Nëse Kurti refuzon planin e BE për situatën në Veri do të humbasë mundësinë

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një bashkëbisedim me një grup gazetarësh kroat të premten në Zagreb, ku qëndroi në kuadër të Forumit të Dubrovnikut ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Zoti Escobar citohet të ketë thënë se ka shenja që Beogradi është i gatshëm të pranojë kërkesat evropiane për dalje nga kriza, duke theksuar se nuk mund ta thotë të njëjtën gjë për kryeministrin Kurti.

“Ne shpresojmë që ai në një moment të plotësojë kërkesën evropiane dhe amerikane”, ka thënë Escobar.

I pyetur rreth pasojave që mund të ketë refuzimi i planit evropian dhe nëse një nga to mund të jetë tërheqja e trupave të KFOR-it, zoti Escobar ka theksuar se kjo “nuk është në tavolinë”.

Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin e saj, jo me një parti apo një figurë politike”, citohet zoti të ketë thënë ai.

Kërkesat perëndimore përfshijnë pezullimin e operacioneve policore, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakusht të serbëve të Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...