34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

VOA: Lë mandatin deputeti socialist Rrahman Rraja pas dhunës së filmuar të familjarëve të tij ndaj një fisi tjetër

Deputeti Rraja u ka kërkuar ndjesë publike dy viktimave të dhunës së shkaktuar prej familjarëve të tij, përmes një njoftimi, dhe i ka bërë thirrje djalit të arratisur, që të dorëzohet para drejtësisë.

Ai tha se ndjehej i turpëruar nga veprimet e të birit, se kishte dështuar si prind, ndërkohë që banorët e krahinës e kishin zgjedhur kryetar komune më herët si dhe deputet të tyre në dy mandate.

Deklaratën e deputetit Rraja e shpërndau zyra e Partisë Socialiste, ndërsa më pas u mësua se grupi parlamentar socialist do të mblidhet të hënën.

Dhunën e grupit të kryesuar nga familjarët e deputetit Rraja ndaj dy shtetasve të pambrojtur e dënoi edhe ministri i brendshëm, Bledi Çuçi.

Duke iu referuar dhunës së familjarëve të kolegut të grupit të tij parlamentar, ministri Çuçi, theksoi se pamjet e dhunës në Krujë, janë të rënda e të papranueshme, dhe se askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë.

Ministri Çuçi ishte sot për afro dy orë në zyrën e drejtorit të përgjithshëm të policisë, prej nga dolën pa ndonjë deklaratë. Ndërsa pak kohë më pas erdhi edhe dorëheqja e deputetit socialist Rraja.

Të arrestuarit dhe ata që janë në kërkim akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, mbajtje pa leje dhe prodhim armësh, moskallëzim krimi dhe pengim hetimesh.

Për arrestimet e fundit u angazhuan një numër i madh forcash policore për shkak të numrit të madh të autorëve në ndjekje, si dhe prej terrenit të vështirë, ku shpesh fshihen një numër i konsiderueshëm personash me të dhëna kriminale.

Viktimat e dhunës, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore, janë pjesëtarë të familjes Maja, ndërsa shumica e autorëve të dhunës i përkasin familjes Rraja, por konflikti është më i gjerë me banorët e zonës për shkak të një gurore.

Ata janë ankuar se punimet dhe shpërthimet në gurore kryen pa standarte profesionale dhe u rrezikojnë jetën dhe u dëmtojnë shtëpitë e zonës.

Por ankesat dhe denoncimet e banorëve kanë sjellë edhe reagimin e dhunshëm të grupit të kryesuar nga familjarët e deputetit socialist

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...