14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Eurostat, Shqipëria me nivelin më të lartë të obezitetit, ja ku renditen italianët

Në vitin 2022, përqindja e individëve të moshës 16 vjeç e lart që konsideroheshin mbipeshë (përfshirë të obezët dhe ata me para-obezitet) në Bashkimin Europian arriti në 50.6%, sipas të dhënave të Eurostat. Në Shqipëri, kjo shifër ishte më e lartë, duke arritur në 56.5%, duke e renditur vendin ndër ata me nivelin më të lartë të obezitetit në Europë.

Shqipëria ka pasuar një trend të ngjashëm me vendet si Malta, ku 62% e popullsisë konsiderohen mbipeshë, dhe Finlanda (59.5%). Në krahasim, vendet me përqindjet më të ulëta të obezitetit janë Italia, me 41.3%, dhe Zvicra, me 45.2%.

Një dallim i dukshëm është edhe në mes të gjinive. Sipas të dhënave të Eurostat, 62.3% e meshkujve shqiptarë konsiderohen mbipeshë, një shifër mjaft e lartë, ndërsa femrat shqiptare janë më të kujdesshme, me 50.9% të tyre që konsiderohen mbipeshë. Femrat më të shëndosha janë ato të Letonisë dhe Turqisë, me përqindje përkatëse 56.7% dhe 55.2%.

Kategoritë e mbipeshës maten përmes Indeksit të Masës Trupore (BMI), ku individët me BMI mbi 25 klasifikohen si mbipeshë, ndërsa ata me BMI mbi 30 janë të obezë. Eurostat përditëson këto të dhëna për të ndihmuar në analizat e shëndetit publik dhe për të nënvizuar rëndësinë e ndjekjes së strategjive për parandalimin e obezitetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...