24.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Evi Reçi: Ndjesitë e mëmësisë dhe zgjedhja e emrit të veçantë për djalin e saj

saj

Këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi ishte e ftuar sot në një emision televiziv, ku ndau detaje interesante nga jeta e saj dhe eksperiencën e saj të re si nënë. Evi, së bashku me partnerin e saj Kledi Hysa, u bënë prindër për herë të parë më 13 Shtator dhe vendosën t’i japin djalit të tyre emrin Aster.

Ajo shpjegoi se emrin Aster e zgjodhi vetë, me miratimin e Kledit. “Desha një emër që ka një kuptim, por nuk është emër tradicional. Në kulturën greke, fjala ‘Asteri’ do të thotë ‘yll’, por nuk përdoret si emër atje. Aster është yll dhe në anglisht del ‘A star’. Për më tepër, pashë që ishte edhe një lule që çelte në shtator, dhe duke qenë se e prisnim Asterin atëherë, mendova se kishte një kuptim të dyfishtë.”

Evi gjithashtu ndau arsyet pse vendosi të lindte në Austri, ndërkohë që kaloi muajt e shtatzënisë në Shqipëri. Ajo tregoi se kishte pasur një shtatëzani shumë aktive në Shqipëri dhe dëshiron që çdo grua shtatzënë ta përjetojë një përvojë të tillë. “E kam kaluar shtatzëninë time aktive dhe të gjitha kontrollet i kam bërë në Shqipëri. Dy muajt e fundit u spostova në Austri për komoditetin që më ofroi ky vend. Shteti austriak ofron një mami krejtësisht falas që vjen në shtëpi për të kontrolluar fëmijën,” tha Evi.

Në lidhje me procesin e lindjes, ajo theksoi se kishte dëshirë për një lindje natyrale, por gjërat nuk shkuan siç priste. “Ditën që doja të lindja ishte pak e vështirë, por gjithçka ishte nën kujdesin perfekt. Kledi ka dokumente austriake, që gjithashtu ndihmoi në proces.”

Evi përfundoi duke thënë se askush nuk ka lindur me një manual prindërimi dhe se do të gabojnë, por gjithashtu do të mësojnë nga këto gabime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...