15.5 C
Tiranë
Saturday, May 2, 2026
spot_img

Falsifikimet e certifikatave të vaksinimit kundër COVID 19

Certifikata e vaksinimit kundër virusit Corona, do të mundësojë udhëtimin më të lehtë. Por ndërkohë kanë filluar edhe falsifikimet e shumta. Autoritetet thonë se do të ndërmarrin masa.

Falsifikimi i dokumenteve të vaksinimit kundër virusit Corona është shndërruar në një temë preokupimi për autoritetet e sigurisë në Gjermani, por ky problem është lënë shumë pas dore nga politika. Kryetari i autoriteteve për luftën kundër kriminitalitetit (BDK), Sebastian Fiedler, deklaroi për gazetën “Handelsblatt”: “Problemi ekziston tashmë dhe do të mbetet aktual për një kohë të gjatë, pasi me një vaksinim të plotë lirohesh nga kufizimet e të drejtave themelore ose, në të ardhmen, do të kesh përfitime për lëvizjen e lirë”. Ndaj edhe ata që refuzojnë vaksinimin do të jenë të interesuar të kenë këtë dokument për t’i ikur detyrimet e karantinimit.

Fiedler akuzon politikanët se kanë dështuar në këtë drejtim. Ai e konsideron problemin efalsifikimit të të dhënave tëvaksinimit si një “shembull tipik i një dukurie të re të parashikueshme”.

Kryetari i Sindikatës së Policisë Gjermane (DPolG), Rainer Wendt, gjithashtu konsideron se kartat e vaksinimit mund të falsifikohen lehtë. Policia e ka shumë të vështirë t’i njoh dokumentet e falsifikuara, “nëse kjo nuk është bërë në mënyrë shumë të dobët”, dekalaroi ai për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung”.

Kërkohet qasje në bazën e të dhënave për policinë

Ndaj Wendt kërkon që oficerëve të policisë, policëve kufitarë dhe kontrolluesve komunalë t’u jepet qasje në bazën e të dhënave të vaksinimeve të Institutit Robert Koch (RKI). Deri më tani, këto të dhëna janë raportuar në mënyrë anonime nga qendrat e vaksinimit, por kjo duhet të ndryshojë, kërkoi ai. “Të dhënat duhet t’i transmetohen RKI-së në tërësi. Do të thotë, duhet të kenë emrin, të dhënat personale dhe datën e vaksinimit dhe të ruhen atje në mënyrë që të mund të shihet qartë se kush dhe kur është vaksinuar e kush jo.” Këto të dhëna më pas mund të vihen në dispozicion të autoriteteve të kontrollit në internet për një periudhë kalimtare, në mënyrë që shërbimet e sigurisë të mund të hetojnë drejtpërdrejt, nëse dikush vërtet është vaksinuar apo jo, tha Wendt.

Prej ditësh në Gjermani personave të vaksinuar ose shëruar nga sëmundja Covid-19 u janë kthyer disa të drejta, të cilat më parë kanë qenë të kufizuara. Për këta persona nuk ka më kufizime të kontakteve apo të lëvizjes, ata trajtohen si personat që kanë bërë një test me rezultat negativ.

Prej të dielës së kaluar, në Gjermani kanë hyrë në fuqi rregullat për futje në këtë vend, për personat që kthehen nga pushimet. Personat e vaksinuar dy herë ose të shëruarit nga sëmundja Covid-19 nuk kanë nevojë të bëjnë teste dhe të futen në karantinë – përveç nëse vijnë nga një zonë me variante të reja të virusit Corona

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...